UBT

Komuna e Gjilanit në depresion të rëndë ekonomik, po funksionon sipas logjikës së zgjidhjes së problemeve me ‘5 pula me një gjel’

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka adresuar një varg kritikash ndaj ekzekutivit të Komunës së Gjilanit. Ekzekutivi i Gjilanit është zhytur kaos administrative, duke rrëshqitur nga baza ligjore dhe ligjet në fuqi, jo vetëm për mos -transparencë. Nga vlerësimet e Auditorit të pavarur Gjilani klasifikohet për menaxhim të keq të buxhetit dhe për pasojë, komuna është përjashtuar nga grantet qeveritare, të partnerëve dhe BE-së, grantret për bashkëpunim ndërkufitar ku Gjilani ka qenë gjithmonë komuna e parë përfituese ka thënë Lutfi Haziri.

Në kohën kur LDK me partnerët e udhëhoqi me sukses Komunën, kemi arritur të sjellim investime të mëdha. Gjilani është komuna e parë që ka marrë investime nga BERZH, Banka Evropiane për Investime, Banka Botërore, Komisioni Europian, Qeveria amerikane, gjermane e zvicerane.

Sot Komuna ka partneritet vetëm me një shoqatë arabe, që po e ndihmon Komunën për të zgjidhur problem sociale, duke sjell pesë pula me një gjel dhe duke hapur puse të ujitjes nëpër ara të punueshme të Moravës.

UBT

Një Komunë e cila funksionon sipas logjikës së zgjidhjes së problemeve të punësimit me 5 pula me një gjel dhe me këtë formë të ujitjes së tokave afër lumit, tregon qartë që Gjilani ka rrëshqitur në depresion të madh ekonomik.

Përkundër të gjithave, Kuvendi Komunal do të vazhdojë ta ushtrojë parimin e bashkëpunimit, tha kryetari z. Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.