Fundamenti

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me organizatën TIKA shpërndajnë 70 pako ushqimore për familjet me asistencë sociale

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan,- Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me organizatën turke TIKA, kanë shpërndarë sot 70 pako ushqimore për familjet me asistencë sociale, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari Alban Hyseni së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Aurorë Osmani Buca dhe përfaqësuesen e TIKA-s, Aylin Ozciftci.

“E falënderojmë TIKA-n dhe përfaqësuesen e saj, zonjën Aylin për pjesëmarrjen në shpërndarjen e këtyre pakove, në të njëjtën kohë edhe për mbështetjen e ofruar për qytetarët e Gjilanit. Kjo është pakoja e 470 që po e shpërndajmë sot, që në total gjatë këtij muaji të Ramazanit shkon në 764 pako ushqimore”, ka thënë Hyseni.

ARKATANA

Ndërkaq, përfaqësuesja e organizatës turke TIKA, Aylin Ozciftci, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për bashkëpunimin, teksa tha se me këto pako ushqimore dëshirojnë të tregojnë që janë afër familjeve në nevojë.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit dje ka shpërndarë 400 pako ushqimore për familjet në nevojë, që kanë qenë donacion i organizatës Katar Charity./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.