ARKATANA

Komuna e Gjilanit në aksion për heqjen e të gjitha reklamave pa leje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike ka ndërmarrë sot një aksion për heqjen e të gjitha reklamave që janë vendosur pa leje në qytet.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, ka thënë se ky aktivitet do të zgjas deri në eliminimin e reklamës së fundit, e cila është pa leje në qytetin e Gjilanit.

“Ky nuk është një aksion ndëshkues, por vetëdijësues dhe kemi qenë të detyruar për këtë sepse të gjitha hapat i kemi ndërmarrë paraprakisht duke dërguar vërejtje tek autoritetet e caktuara dhe duke i këshilluar që të vijnë në drejtori të Shërbimeve Publike dhe të bëjnë kërkesë, por kjo nuk ka ndodhur dhe këta janë duke u sanksionuar sot. Pos kësaj do të ketë edhe gjoba për të gjithë ata që nuk i përfillin vendimet e Kuvendit Komunal, rregulloret dhe ligjin sepse jemi të interesuar vërtetë të vëmë rend dhe ligj në të gjitha sferat, poashtu edhe në këtë sferë”, ka thënë ai.

UBT

Drejtori Sokol Haziri ka apeluar të gjithë shfrytëzuesit e reklamave dhe bizneseve që të shkojnë në këtë Drejtori dhe të pajisen me leje në mënyrë që t’i shpëtojnë ndëshkimeve.

Në aksion po asiston edhe Policia e Kosovës dhe kompania regjionale “Eco-Higjiena”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.