Fundamenti

Komuna e Gjilanit ndërton rrugë të modelit europian – me shteg të biçikletave

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Po vazhdojnë punët e mira në qeverisjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri. Në rrugën “Halim Orana” dhe në atë “Fehmi Agani” në lagjen “Dardania II” është ndërtuar rruga e stilit europian, me të gjitha elementet përcjellëse, madje me shteg edhe për biçikleta.

Për të parë nga afër realizimin e punimeve ka dalë në vendin e ngjarjes drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, i cili potencoi se ky është trend i ri i kohës moderne, ndërsa ka dy përfitime për qytetarët: iu mundëson biçiklistëve të lëvizin në mënyrë të barabartë me automjetet në trafik dhe ndikohet në mbrojtjen e ambientit.

Mobi Casa

“Në kuadër të projektit të shënjëzimit horizontal të rrugëve, sektori përkatës i ka kryer këto punë që janë vërtet jo vetëm të bukura për t’i parë, por janë edhe shumë praktike për t’ju mundësuar qasje të barabartë në komunikacion edhe biciklistëve. Në aspektin teknik po e shohim për herë të parë dhe ky proces do të vazhdoj të implementohet në ato aty ku ka mundësi teknike. Ky është një trend i ri, në përputhje me kërkesat e kohës moderne për t’iu mundësuar qytetarëve që më tepër të lëvizin me biçikleta se sa me automjete, për shkak të faktorëve që ndikojnë në mbrojtjen e ambientit”, tha Haziri.

Me këtë trend të modelit europian, Komuna e Gjilanit do të vazhdoj ndërtimin e rrugëve tjera të qytetit dhe në fshatra, duke iu mundësuar qytetarëve jetesë të dinjitetshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.