Fundamenti

Komuna e Gjilanit nuk ka vendim për ndërprerjen e grevës, por kërkon nga SBASHK dhe Qeveria që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për fillimin e mësimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komuna e Gjilanit nuk ka vendim për ndërprerjen e grevës, por kërkon nga SBASHK dhe Qeveria që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për fillimin e mësimit

Gjilan ( E plotësuar) Komuna e Gjilanit sqaron opinionin se nuk ka vendim për ndërprerjen e grevës së mësimdhënësve, por e fton Qeverinë e Kosovës dhe SBASHK’un që urgjentisht ta gjejnë zgjidhjen me qëllimin që të fillojë mësimi.

Komuna e Gjilanit në vazhdimësi ka përkrahur dhe e përkrah kërkesat e arsyeshme të mesimdhensëve, por për hir të nxënësve, prindërve dhe fëmijëve, fton Qeverinë dhe SBASHK’un që të reflektojnë në mënyrë urgjente sepse çdo orë e humbur për nxënësit është humbje e madhe thuhet në sqarimin e komunës./rajonipress/

Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka vendosur që të ndërpres grevën e mësimdhënësve, e cila ka nisur ditë më pare dhe nga e marta nxënësit e të gjitha shkollave do t’i kthehen procesit të rregullt mësimor.

Vendimi është marrë pas takimit të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, së bashku me drejtorët e të gjitha shkollave fillore, të mesme dhe institucioneve parashkollore.

“DKA së bashku me drejtorët e shkollave në vazhdimësi ka përkrahur dhe e përkrah kërkesat e arsyeshme të mësimdhënësve të dala nga SBASHK-u, por për hir të nxënësve, prindërve dhe fëmijëve, fton mësimdhënësit e të gjitha IEA-ve që të mbizotërojë arsyeja dhe mësimi të fillojë që nga nesër duke besuar fuqishëm se këto kërkesa do të realizohen së shpejti në koordinim mes Qeverisë, MASHT-it dhe SBASHK-ut”, ka thënë Gagica./rajonipress/