UBT

Komuna e Gjilanit nderon martirët dhe dëshmorët e Lladovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Institucionet komunale të Gjilanit kanë nderuar sot dëshmorët e martirët e Lladovës, duke bërë homazhe tek lapidari i tyre në fshat, në 16-vjetorin e vrasjes nga forcat militare e paramilitare serbe.

Në këtë ngjarje, ka marrë pjesë kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, drejtorë e këshilltar komunal, përfaqësues nga partitë politike e shoqata të ndryshme.

Në tubimin madhështor të mbajtur në përkujtim të dëshmorëve e martirëve të Lladovës, ne emër të kryetarit Lutfi Haziri, ka folur kryesuesja e Kuvendit Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila tha se sakrifica e dëshmorëve e martirëve të Lladovës dhe të gjithë martirëve dhe të dëshmorëve të kombit e solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Sot Lladovës dhe Gjilanit i mungojnë bijtë më të mirë, të cilët 16 vite më parë i dolën zot atdheut duke sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë – jetën. Sot është një ditë dhimbjeje, por në të njëjtën kohë edhe ditë krenarie sepse sakrifica e tyre dhe e të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit ka bërë që ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit, e që ne sot e kemi obligim ta ruajmë dhe të punojmë shumë që t’u dalim në ndihmë qytetarëve tanë”, është shprehur Bunjaku Rexhepi.

Eco Higjiena

Në emër të këshillit organizativ të këtij tubimi përkujtimor ka folur përgjegjësi i shkollës fillore në këtë fshat, Shefket Latifi, i cili ka thënë se dëshmorët e martirët e Lladovës janë ata që me gjoksin hapur dolën para okupatorit për t’i bërë me dije se nuk dorëzohemi nga asgjë.

“Frika për këta dëshmorë nuk ka ekzistuar. Gjaku i tyre është jeta jonë”, ka thënë Latifi.

Tubimi është përmbyllur me një program të pasur kulturor-artistik nga ana e nxënësve të shkollës së fshatit në Lladovë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.