Mobi Casa

Komuna e Gjilanit nderon dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli e Arben Ramadani, në 23-vjetorin e rënies

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadiku e bashkëpunëtorët, kanë bërë nderime te varrezat e dëshmorëve në 23-vjetorin e rënies së dëshmorëve Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani, në ngjarjen ku morën pjesë edhe përfaqësues nga niveli qendror, të FSK-së, Policisë së Kosovës, familjarë të dëshmorëve e përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

“Ajo që ne bëjmë çdo vit e që është obligim edhe njerëzor, moral e kombëtar i secilit përfaqësues institucional e secilit qytetar, është që të përkujtojmë dëshmorët, veprat e tyre, por edhe të sigurohemi që të mbështetemi në punën tonë të përditshme në veprat e lavdinë që ata kanë lënë pas. Lavdi e përjetshme dëshmorëve Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli e Arben Ramadani dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka thënë pas homazheve kreu i Gjilanit, Alban Hyseni.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se rënia e tyre na kujton ditët e vështira të popullit tonë në luftën për liri e pavarësi të vendit.

FIDANISHTJA

“Pa flijimin e dëshmorëve dhe pa përpjekjet e mëdha të të gjithë atyre që u vunë në shërbim të lirisë, nuk do t’i kishim ditët e sotme”, ka thënë Isufi.

Më pas, drejtues të Komunës së Gjilanit kanë bërë homazhe te lapidari i dëshmorit Abdullah Tahiri dhe te busti i tij në fshatin Malishevë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.