ARKATANA

Komuna e Gjilanit, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Infrastrukturës kanë mbajtur debat për shpronësimin në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit sot është mbajtur Dëgjim Publik me qytetarët e Gjilanit të zonave Kadastrale Zhegoc, Ponesh dhe Bresalc, nëpër pronat e të cilëve do të kaloj Autoudha Prishtinë – Gjilan- Dheu i Bardhë për t’i informuar ata me procedurat e shpronësimit kur investohet projekti për interes ë përgjithshëm të publikut.

Afrim Murati, drejtor i departamentit të shpronësimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka informuar qytetarët e Komunës së Gjilanit, konkretisht të tri zonave kadastrale me procedurat e shpronësimit, me të drejtat e pronarëve dhe me format tjera të ushtrimit të të drejtave të tyre karshi ministrisë.

Ai ka elaboruar në pika të shkurtëra hapat që duhet të ndërmarrin pronarët e ligjshëm të tokave për të vazhduar me procedurat e shpronësimit.

GRANDEMALL

Kurse nga ana e tyre banorët e këtyre fshatrave kanë thënë se kanë qenë të painformuar lidhur me këtë projekt, me trasenë e rrugës, me projektin në përgjithësi, me detajet që kanë të bëjnë me autoudhën Prishtinë – Gjilan.

Ata mes tjerash kanë pyetur për detaje të ndryshme që nga fleta poseduese e deri te ekzekutimi i mjeteve për një pronë e cila shpronësohet.

Ndryshe në këtë autoudhë për zonat e cekura kadastrale do të ketë dy kyçje, njëra në Zhegoc dhe tjetra në fshatin Bresalc, e cila do të jetë më e madhe dhe me standarde të larta Evropiane./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.