Uji Dea

Komuna e Gjilanit merr çmimin “The best City Model Award”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ashtu siç ishin pritjet e kryetarit Lutfi Haziri para nisjes për në Zvicër, Komuna e Gjilanit sot në panairin ndërkombëtar “Investment Management Exhibition” që po mbahet në Cyrih, ka marrë çmimin “The best City Model Award” nga IME.

Gjilani me këtë çmim paraqitet si shembulli më i mirë për investime të huaja në rajon dhe kjo është vlerësuar si tejet e rëndësishme nga ana e kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili pranoi këtë çmim zyrtarisht.

“I falënderoj organizatoret e këtij panairi ndërkombëtar për çmimin. Është shumë i rëndësishëm fakti që Gjilani është ranguar me Barcelonën dhe Cyrihun. Në këtë panair ne kemi krijuar një brend të ri për komunën që nuk e kanë bërë të tjerët dhe do të merret parasysh nga investitorët. Besoj dhe shpresoj shumë që do të ketë investime të mëdha në Gjilan, duke përmirësuar kualitetin e jetesës”, është shprehur Haziri, i cili ka zhvilluar disa takime me investitorët e huaj.

FIDANISHTJA

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me këtë rast u ka ofruar investitorëve përkrahjen e plotë të tij, duke garantuar politika të favorshme fiskale.

Ai ka paraqitur disa projekte tejet të rëndësishme për investitorët, siç është infrastruktura, zhvillimi i qendrës së qytetit, përkatësisht rindërtimin e kësaj pjese të qytetit, që janë tri objekte të mëdha kapitale që përfshijnë administratën publike, një objekt multikulturor, kinematë moderne edhe sallat e teatrit dhe hotelin me standarde të reja evropiane të hotelerisë etj.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit ishte zgjedhur qysh në tetor dhe ka respektuar të gjitha kriteret zhvillimore komunale për të mbërritur në Cyrih./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.