UBT

Komuna e Gjilanit me 13 rekomandime nga auditimi: evidentohen mangësi në raportimin financiar dhe menaxhimin e projekteve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komuna e Gjilanit për vitin 2025 ka nxjerrë në pah një sërë mangësish në menaxhimin financiar, kontrollin e brendshëm dhe zbatimin e procedurave ligjore, duke rezultuar me gjithsej 13 rekomandime për institucionin komunal.

Sipas raportit, auditorët kanë identifikuar fusha që kërkojnë përmirësim të menjëhershëm, veçanërisht në aspektin e raportimit financiar, klasifikimit të shpenzimeve në kategori ekonomike, vlerësimit të pasurive dhe trajtimit të detyrimeve kontingjente dhe obligimeve të papaguara.

Raporti evidenton gjithashtu mospërputhje me dispozitat ligjore në disa procese administrative dhe financiare, përfshirë inicimin e procedurave të prokurimit, verifikimin e pronave për tatimin në pronë, kontraktimin e punonjësve me shërbime të veçanta, ridestinimin e projekteve kapitale si dhe vonesat në pagesën e faturave.

FIDANISHTJA

Auditorët kanë theksuar se këto gjetje synojnë përmirësimin e cilësisë së informacionit financiar dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm, me qëllim rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë në menaxhimin e fondeve publike.

Sipas dokumentit zyrtar, rekomandimet janë adresuar për të korrigjuar parregullsitë e evidentuara dhe për të avancuar pajtueshmërinë me standardet ligjore dhe financiare në sektorin publik.

Auditimi ka rezultuar me 13 rekomandime, prej të cilave dy janë rekomandime të reja, një rekomandim është pjesërisht i përsëritur dhe dhjetë rekomandime janë të përsëritura nga auditimet paraprake, duke ngritur shqetësime për zbatimin e ngadaltë të rekomandimeve të mëhershme institucionale./rajonipress/