ARKATANA

Komuna e Gjilanit mbjell drunj në lagjen “Bojana”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Aksioni për pastrimin, gjelbërimin dhe mbjelljen e drunjve dekorativ në Komunën e Gjilanit u dedikohet të gjithë donatorëve që kanë qenë me Gjilanin në këtë fazë të vështirë të përballjes me pandeminë globale Covid-19 ka pohuar nënkryetari gjatë aksionit në këtë lagje.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli i shoqëruar edhe nga drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani dhe banorët e lagjes “Bujana”, kanë bërë mbjelljen e drunjve me qëllim të krijimit të hapësirave më të mëdha gjelbëruese.

Aksioni për pastrimin, gjelbërimin dhe mbjelljen e drunjve dekorativ në Komunën e Gjilanit u dedikohet të gjithë donatorëve që kanë qenë me Gjilanin në këtë fazë të vështirë të përballjes me pandeminë globale Covid-19 ka pohuar nënkryetari gjatë aksionit në këtë lagje.

“Ishin donatorët, diaspora, komuniteti i biznesit dhe shumë qytetarë që ishin me ne në kohën më të vështirë të përballjes me koronavirusin duke bërë që askush të mos mbetet pa ushqim. Në kuadër të kësaj, ne këtë aksion ua kushtojmë atyre. Fillimisht kemi bërë mbjellje të drunjve në kampusin e shkollave të mesme, po bëhet pastrimi i mbeturinave në varrezat e qytetit dhe tash është duke u punuar në lagjen Bujana”, ka thënë nënkryetari.

ARKATANA

Njëkohësisht, ai ka potencuar se “kjo ishte iniciativë e Taulant Byqmetit dhe banorëve në këtë lagje të cilët ne i kemi mbështetur dhe sot jemi në realizim të këtij aksioni. Komuna është në shërbim të qytetarëve dhe përmes këshillave të fshatrave dhe lagjeve do të jemi pranë, në mënyrë që ta zgjerojmë ambientin e gjelbër dhe të mbjellim sa më shumë drunj”.

Taulant Byqmeti ka falënderuar nënkryetarin Ismajli duke thënë se së bashku me banorët e lagjes do të jenë kujdestar të gjelbërimit dhe drunjve në përgjithësi, sepse kjo, sipas tij, është jetë më e shëndetshme dhe frymëmarrje e pastër.

Drejtori Ramiz Ramadani, ka konfirmuar se në planin dinamik për këtë fazë është e paraparë mbjellje e vazhdueshme e drunjve dhe kjo do të bëhet me bashkëpunim qytetarë.

Edhe Narti i vogël i është gëzuar këtij aksioni derisa ka thënë se tashmë është zonë e cila shfrytëzohet shumë nga fëmijët e lagjes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.