UBT

Komuna e Gjilanit mbështet të gjitha projektet që janë në favor të zhvillimit të bujqësisë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, së bashku me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani, si dhe drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Ismail Januzi, janë takuar sot me zoti Petar Logar, përfaqësues i qeverisë së Tirolit austriak.

Në këtë takim është folur rreth dy projekteve, atë të sigurimit të ujit për ujitje në sektorin e bujqësisë dhe projektin e furnizimit të fermerëve me lopë simental (racë me veti të larta gjenetike).

Të dy projektet do të implementohen në partneritet me Komunën, fermerët dhe Tirolin austriak.

“Ne si qeveri e Tirolit jemi prezent në Kosovë qe 15 vjet me projektet të vogla. Shpresoj që ky projekt do të gjej mbështetjen e Komunës së Gjilanit, që është në të mirë të qytetarëve dhe do të këto projekte do të jenë si test për bashkëpunimet tjera”, tha me këtë rast Petar Logar, përfaqësues i qeverisë së Tirolit austriak.

Mobi Casa

Nënkryetari Rexhep Kadriu i ka dhënë mbështetje të plotë kësaj nisme dhe kërkoi që të zgjidhen vetëm ata fermerët e meritojnë të jenë pjesë e këtij projekti.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, është shprehur se Komuna e Gjilanit është e interesuar që sektorin e bujqësisë ta zhvillojë në mënyrën më të mirë, dhe projektet si këto janë shumë të mirëseardhura për zhvillimin e këtij sektori shumë të rëndësishëm në Gjilan.

Pas përgatitjeve të para së shpejti pritet implementimi i këtyre projekteve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.