HW

Komuna e Gjilanit, kërkon nga qytetarët që pësuan nga reshjet e shiut të paraqesin kërkesë për vlerësimin e dëmeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, i udhëhequr nga kryesuesi Ali Arifi dhe anëtarët Ali Morina, Bejtullah Krasniqi, Ahmet Daku dhe Driton Sylejmani, ka mbajtur mbledhjen emergjente për analizimin e gjendjes së krijuar pas reshjeve të shiut të datës 18 nëntor 2025.

Komisioni ka konstatuar se edhe pse Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, e Komunës së Gjilanit, paraprakisht dhe në mënyrë të përhershme, ka qenë e angazhuar në pastrimin e shtretërve të lumenjve dhe përrenjve, eliminimin e fytave të ngushtë (aty ku ka qenë e mundur), si dhe ka intervenuar pandërprerë përmes ekipeve emergjente gjatë reshjeve, megjithatë intenziteti i lartë i reshjeve ka bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati, duke shkaktuar dëme në ekonomitë familjare dhe bizneset.

Po ashtu komisioni, unanimisht, mori vendim që menjëherë të dalë në terren, t’i evidentojë dhe më pas t’i vlerësojë dëmet e shkaktuara.

Kryesuesi i komisionit, tha se për vlerësimin e dëmeve është e domosdoshme që pronarët e ekonomive familjare dhe subjektet afariste, të cilët kanë pësuar dëme nga reshjet e shiut të datës 18 nëntor, të paraqesin kërkesë drejtuar Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, në Qendrën për Qytetarë të Komunës së Gjilanit.

Uji Dea

Ali Arifi, tregon se afati i aplikimit është nga data 24.11.2025 deri më 08.12.2025.

Ai tregoi edhe për dokumentacionin e nevojshëm: Kërkesa drejtuar Komisionit. Fotografi të objekteve ku është shkaktuar dëmi.

Adresa e saktë e objektit/objekteve të dëmtuara. Numri i telefonit të aplikuesit dhe kopja e letërnjoftimit të aplikuesit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.