Mobi Casa

Komuna e Gjilanit ka vënë gurëthemelin e bustit të heroit Reshat Ymeri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në 48-vjetorin e ditëlindjes së heroit kombëtar, Reshat Ymeri, Komuna e Gjilanit ka vënë sot gurëthemelin e bustit të tij, në lagjen ku ka lindur.

Në ceremoninë e vënies së gurëthemelit, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka thënë se sot premtimi i kryetarit Lutfi Haziri po shkon në vend me vendosjen e këtij busti që i bënë nderë Gjilanit e Anamoravës.

“Sot po e vëmë gurëthemelin e bustit të heroit të kombit, Reshat Ymeri, ku do të bëhet edhe një park i mirë, në të cilin, mund të pushojnë njerëzit. Pra, premtimi i kryetarit Haziri për këtë projekt po shkon në vend. Përkushtimi i qeverisjes komunale është që të nderojmë heronjtë e dëshmorët e Gjilanit dhe të kujdesemi për familjet e tyre ”, ka thënë Kadriu.

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të fillohet edhe me ndërtimin e “Sheshit të Ilegales” tek rruga “Abdulla Presheva”.

UBT

Ish-komandanti i zonës operative të Karadakut, Ahmet Isufi, e vlerësoi lartë vënien e gurëthemelit të heroit Reshat Ymeri.

“Unë s’kam shumë fjalë sepse vet vepra e Reshatit na ka mësuar se si duhet të jemi të përkushtuar për atdhe. E përgëzoj për punën që e ka bërë Komuna e Gjilanit. Është rast i veçantë sepse gjithmonë e mbajmë kujtimin për të”, tha Isufi.

Në emër të familjes, ka folur vëllai i heroit Reshat Ymeri, Rashiti, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, duke thënë se kjo e ka nderuar gjakun e heroit dhe familjen e tij./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.