UBT

Komuna e Gjilanit ka shkelur kriteret e subvencionimit të qumështit, për të favorizuar fermerët serbë e duke diskriminuar fermerët shqiptarë!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – PDK në Gjilan vazhdon ta shfaq shqetësimin e saj për mënyrën e keqpërdorimeve të mëdha me buxhetin komunal, përmes subvencioneve që ndahen sipas shijeve të qeverisjes së VV-së.

Bazuar në raportin e komunës së Gjilanit, fermerët serbë janë favorizuar në subvencionimin për litër të qumështit që ishte 0.8 cent për litër. Në bazë të vendimit të kryetarit të komunës, fermerët nuk mund të jenë përfitues më shumë se 1,500.00 euro.

Me këtë vendim dhe kriter të kryetarit të komunës, një fermer serb (sipas listës përfituese nr.11 është M.S), i cili ka deklaruar 13,607.78 litra, e ka përfituar 1,500.00 euro, e që sipas kritereve është dashtë të përfitojë vetëm 1,088.56 euro, pra komuna ia ka ndarë më shumë 411.44 euro.
Ndërsa, shihet qartë që fermerët shqiptarë janë dëmtuar dhe diskriminuar nga kriteret dhe vendimi i kryetarit të Gjilanit.

Rasti konkret është i fermerit M. Sh që ka deklaruar 33,840.00 litra qumësht (pothuajse trefishin e fermerit serb), dhe ka përfituar njësoj në vlerën prej 1,500.00 euro. Njësoj edhe me fermerin tjetër Sh.B i cili për 33,257.00 litra qumësht ka përfituar po aq!

FIDANISHTJA

Ky favorizim duke shkelur kriteret dhe keqpërdor buxhetin e subvencioneve për fermerët serbë, e në anën tjetër të diskriminohen fermerët shqiptarë është i dëmshëm dhe i papranueshëm.

Nëse kryetari i komunës së Gjilanit u ka ndonjë obligim votuesve serbë prej zgjedhjeve komunale, atëherë duhet t’ua kthej në forma tjera, e jo përmes keqpërdorimeve buxhetore.

PDK kërkon që të vendoset ligjshmëria e plotë në shpenzimin e buxhetit komunal, e jo përmes shkeljeve të ligjit të prokurimit, shkeljeve të procedurave dhe kritereve, të bëhen pagesa dhe transaksione, e të abuzohet me paranë e taksave të qytetarëve të Komunës së Gjilanit thuhet në reagimin e PDK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.