Uji Dea

Komuna e Gjilanit ka pajisur blegtorët me 25 makina mjelëse dhe 200 bidona të inoksit

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit ka shpërndarë sot 25 makina mjelëse dhe 200 bidona të inoksit, subvencione këto për blegtorët. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtorit i Bujqësisë, Ramiz Ramadani.

“Është njëra nga mbështetjet e planifikuara nga ana e Komunës për blegtorët e për kryefamiljarët, të cilët me punën dhe djersën e tyre e ndërtojnë dhe zhvillojnë jetën. Do të vazhdojmë t’ju mbështesim dhe ju lus që të mos e leni asnjë pëllëmbë toke pa e punuar sepse kështu e siguroni mirëqenien”, ka deklaruar pas shpërndarjes së subvencioneve të sotme, kryetari Haziri.

Ai ka shfaqur zotimin se fondi për bujqësinë do të rritet në vitin e ardhshëm.

ARKATANA

“Përveç që do të rritet fondi i Komunës për bujqësinë, edhe partneritetin me shtetet tjera e kemi orientuar kah bujqësia, sepse jemi të bindur se nuk ka sektor tjetër më të mirë dhe më të qëndrueshëm në Gjilan dhe Anamoravë”, tha kryetari i Gjilanit.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, tha se nga 87 aplikacionet nga ana e farmerëve, që të gjithë kanë përfituar, duke shtuar se po e zbatojnë politikën e kryetarit Haziri ‘subvencione për të gjithë’.

“Kemi bërë përpjekje që edhe përmes subvencioneve të mëhershme t’iu dalim në ndihmë fermerëve, për ta rritur cilësinë e prodhimtarisë së qumështit. Sot, nga 87 aplikacionet në Drejtorinë e Bujqësisë, që të gjithë kanë përfituar edhe atë, 20 makina mjelëse, 5 makina mjelëse për dhi dhe 62 farmerëve iu kemi shpërndarë 200 bidona 20 litërsh të inoksit. Pra, po e zbatojmë politikën e kryetarit Haziri ‘subvencione për të gjithë. Besoj që me këto pajisje, 25 familjeve ua lehtësojmë mjeljen, ndërsa 62 familjet tjera e ngrisin cilësinë e qumështit”, ka thënë Ramadani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.