Hidromorava

Komuna e Gjilanit ka organizuar mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit, Mehmet Murtezi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Hyseni tha se Mehmet Murtezi ishte aktivist, humanist e veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, duke shtuar se si do të kujtohet gjatë për profesionalizmin dhe angazhimin e tij në të mirën e vendit dhe qytetit.

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në Gjilan është mbajtur sot mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së humanistit e veprimtarit, Mehmet Murtezi, në ngjarjen ku morën pjesë përfaqësues institucional në nivel lokal dhe qendror, përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës, veprimtarë e qytetarë të shumtë.

Hyseni tha se Mehmet Murtezi ishte aktivist, humanist e veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, duke shtuar se si do të kujtohet gjatë për profesionalizmin dhe angazhimin e tij në të mirën e vendit dhe qytetit.

Mobi Casa

“Mehmet Murtezi ishte emër i njohur për qytetin për angazhimin dhe kontributin e tij në çështjen kombëtare qysh në moshën e hershme. Ai shquhej për organizimin dhe bashkëpunimin me shokët e kolegët kundër çdo tentative të provokimin ose kërcënimit mbi baza kombëtare të shqiptarëve. Ai, po ashtu, njihet për angazhimin e tij të hershëm politik në LDK, brenda dhe jashtë vendit. Në këtë formë, Murtezi kishe ndihmuar organizimin politik qysh në kohët e hershme të paraluftës”, ka thënë Hyseni.

Në këtë ngjarje ka folur edhe Isa Agushi, bashkëveprimtar i të ndjerit në diasporë me dekada të tëra, duke e vlerësuar lartë veprën e tij në shërbim të atdheut, për humanizmin, patriotizmin e atdhedashurinë e tij.

Ndërkaq, në emër të familjes ka folur Bexhet Murtezi, i cili e ka falënderuar kryetarin Hyseni për organizimin e mbledhjes komemorative dhe të gjithë të pranishmit për nderimin që ia kanë bërë jetës dhe veprës së veprimtarit Mehmet Murtezi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.