Eko Higjiena

Komuna e Gjilanit ka mbajtur sot katër dëgjime publike për katër rregullore

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka mbajtur sot katër dëgjime publike, ku janë prezantuar katër rregullore komunale që kanë të bëjnë me: Organizimin e brendshëm në shërbimin civil, Kodin e etikës, Kutinë e ankesave në institucionet e arsimit para-universitar si dhe Procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të përkohshëm.

Sa i përket Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Shërbimin civil komunal si dhe Kodit të Etikës, sqarime kanë dhënë drejtori i Administratës, Bardhyl Syla si dhe anëtarët e komisionit, Besim Azizi, Sadri Arifi e Tringa Ahmeti.

Rregullorja e parë, që për bazë ka ligjin për vetëqeverisje lokale si dhe statutin e Komunës, bënë standardizimin e vendeve të punës, sipas katalogut të cilin e ka hartuar qeveria, ka thënë Syla.

Në këtë pikë, me diskutime, kanë kontribuar Mursel Zymberi, Avdyl Aliu, Sherafedin Latifi, Habib Mahmuti e të tjerë.

Kurse Kodi i Etikës përcakton rregullat që një shërbyes civil është i obliguar t`i zbatojë gjatë punës, përfshirë orarin e punës, veshjen e të tjera, ka thënë drejtori Bardhyl Syla.

Në debatin për Kodin e Etikës janë përfshirë Nevzad Isufi, Avdyl Aliu, Fitim Guda, Sali Fazliu, Shemsedin Elezi, Afërdita Balaj, Burim Berisha dhe të tjerë, të cilët veçmas e kanë analizuar çështjen e tatuazheve.

FIDANISHTJA

Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit, ka thënë se kjo pjesë e rregullores duhet të riformulohet më butë, sepse duhet të jemi të kujdesshëm që të mos cenojmë të drejtën dhe barazinë në pjesëmarrje.

Kurteshi-Emini tha se këtë segment duhet ta diskutojë edhe Kuvendi Komunal, para se të vendos.

Ndërkaq, sqarimet për Rregulloren për kutinë e ankesave në institucionet e arsimit para universitar i ka dhënë drejtori Nazim Gagica, ndërkaq për Rregulloren për procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të përkohshëm në pronat e personave fizikë dhe juridikë, sqarimet e duhura i ka bërë drejtori i Urbanizmit, Bekim Bajrami.

Qëllimi i këtyre diskutimeve është përfshirja e publikut, shoqërisë civile, zyrtarëve komunalë si dhe grupeve të interesit në procesin e hartimit të akteve komunale, të cilat pas zhvillimit të të gjitha procedurave të nevojshme ligjore, procedohen në Kuvend për miratim.

Pjesëmarrja e publikut në dëgjimet e sotme, nuk ka qenë e kënaqshme, mbase edhe për shkak të pandemisë dhe obligimit për të respektuar masat mbrojtëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.