Fundamenti

Komuna e Gjilanit ka bërë intervenime në riparimin e ujëmbledhësve, pastrimin e rrugëve dhe intervenime në ndriçimin publik

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve, ka bërë intervenime në riparimin e ujëmbledhësve, pastrimin e rrugëve dhe intervenime në ndriçimin publik.

Drejtori i kësaj drejtorie, Mentor Mihovci, ka thënë këto punë janë kryer në kuadër të pastërtisë dhe funksionimit të qytetit.

Hidromorava

“Punë të shumta të cilat ju nevojiten qytetarëve po kryhen nga drejtoritë e komunës, e nga vrulli i madh i aktiviteteve të njëjtat ndonjëherë po kryhen në heshtje. Sot dua të ndaj me ju punën e shquar që është kryer nga Drejtoria e Shërbimeve Publike këto ditë për përkujdesjen e pastërtisë dhe funksionimit të qytetit duke bërë intervenime në riparimin e ujëmbledhësve, pastrimin e rrugëve të Gjilanit, dhe intervenime në ndriçimin publik. Pastërtia është gjysma e shëndetit, e ne duam që qytetarët e Gjilanit të jenë përplot shëndet me ambient të pastër përreth tyre”, ka deklaruar drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, Mentor Mihovci./rajonipress/