Mobi Casa

Komuna e Gjilanit ka bërë hapa konkretë në përdorimin e energjisë efiçiente

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Fadil Osmani, menaxher i Zyrës së Projekteve, ka thënë se energjia është bazë për zhvillim ekonomik, duke nënvizuar se Gjilani sapo ka përmbyllur projektin “Gjilani 5”, që është investimi më i madh në këto 13 vite në sektorin e energjisë që është bërë në pjesën lindore të Kosovës.

Efiçienca elektrike është njëri nga kushtet që duhet ta përmbushë Kosova për integrim në BE dhe në këtë plan, tashmë janë bërë hapat e parë në disa komuna. Gjilani konsiderohet njëra ndër komunat më aktive sa i përket efiçiencës elektrike.

Të martën, Agjensioni Kosovar për Efiçiencë Elektrike (AKEE), në bashkëpunim me Komisionin për Efiçiencë Elektrike në Asociacionin e Komunave të Kosovës, GIZ-in dhe Komunën e Gjilanit, ka mbajtur fushatë promovuese, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të shkollave fillore dhe të mesme.

Bedri Dragusha, kryeshef i AKEE, ka thënë se qëllimi i këtij takimi është të promovojë dhe nisë nivelin lokal për obligimet që dalin nga ligji për efiçiencë të energjisë dhe aktet tjera nënligjore që rregullojnë këtë fushë.

Me planin e dytë nacional të veprimit për efiçiencë të energjisë, parashihet që Kosova të reduktojë konsumin e energjisë, të zvogëloj emetimin e gazrave dhe të promovojë përdorimin e burimeve të energjisë për 9 për qind deri në vitin 2018.

Sipas tij, një rol të rëndësishëm në zbatimin e këtyre obligimeve, do të ketë niveli lokal, pasi që komunat janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të objekteve publike, që janë ndër konsumatorët më të mëdhenj të energjisë elektrike në sektorin publik.

Dragusha tha se komunat janë të obliguara që t`i themelojnë edhe Zyrat për efiçiencë të energjisë, të cilët duhet të përgatisin një plan komunal, i cili duhet të miratohet edhe nga Kuvendi Komunal, para se të dërgohet në AKEE.

RCCOLA

Avni Sfishta, ekspert për efiçiencë energjetike në GIZ, ka folur për mësimet, përvojat dhe mundësitë, duke nënvizuar se efiçenca energjetike është koncept ekonomik që do të thotë konsum minimal i energjisë, me qëllim të ndikimit sa më të vogël në ambient. Sipas tij, gëzon fakti se poçet ekonomikë kanë filluar të përdoren me të madhe në familjet kosovare. Sa i përket komunës së Gjilanit, ai tha se ka qenë shumë bashkëpunuese në projektet e energjisë efiçiente.

Fadil Osmani, menaxher i Zyrës së Projekteve, ka thënë se energjia është bazë për zhvillim ekonomik, duke nënvizuar se Gjilani sapo ka përmbyllur projektin “Gjilani 5”, që është investimi më i madh në këto 13 vite në sektorin e energjisë që është bërë në pjesën lindore të Kosovës.

Duke folur për shpenzimet e energjisë, ai ka thënë se për tri vite, komuna e Gjilanit ka paguar rreth 250 mijë euro. Sipas, tij, me një kursim më të mirë, që mund të vijë nga përdorimi i masave efiçiente, këto shpenzime mund të reduktohen dukshëm dhe mjetet e mbetura do të destinoheshin për investime kapitale.
Osmani kishte vërejtje edhe te kategorizimi i shpenzuesve të energjisë, duke thënë se arsimi, shëndetësia e administrata nuk duhet të llogariten si biznese, siç tariforen aktualisht nga KEK-u.

Ndërkaq, Bashkim Hoxha, ekspert lokal, ka prezantuar një hulumtim mbi njohuritë e opinionit, i cili ka rezultuar se qind për qind e të anketuarve dinë për efiçiencën energjetike, derisa 95 për qind e tyre janë përgjigjur se vlen të përdoren poçet ekonomikë, por kanë pasur vërejtje te çmimi dhe cilësia e tyre.

Nga ky takim është nxjerrë përfundimi se Komuna e Gjilanit, është e gatshme t`i marrë obligimet e veta në fushë. Azem Mujku, shef i Sektorit për shërbime publike, ka thënë se komuna e Gjilanit është e gatshme të punojë në auditimin energjetik, sa i përket efiçiencës së energjisë dhe për këtë i ka edhe kapacitete njerëzore.
Mbetet obligim i Qeverisë së Kosovës dhe i AKEE dhe po ashtu mbetet vullnet i GIZ-it që të na mbështesin në projekte. Ne jemi të gatshëm të punojë për mirëqenien dhe ardhmërinë tonë dhe të fëmijëve tanë, ka thënë Mujku.

Mbetet detyrë dhe obligim i zyrtarëve komunalë për efiçiencë të energjisë që përmes zyrtarëve financiarë të dinë saktësisht se sa shpenzon secila shkollë rrymë, ujë, dru, naftë, thëngjill dhe këto të dhëna t`i dërgohen komisionit komunal, për të krahasuar shpenzimet. Ne do të matim kursimin në kilovat, jo në euro, ka thënë ai.
Përndryshe, sipas Mujkut, Komuna e Gjilanit nuk do të mbetet peng e mungesës së Zyrës për efiçiencë energjetike, por se do të bashkëpunojë në të gjitha projektet për kursimin e energjisë elektrike.

Në këtë komunë, deri tani janë realizuar disa projekte të kësaj natyre, ndërkaq edhe tre të tjerë, që tashmë janë miratuar për komunën e Gjilanit, do të realizohen në vitin 2013. /rajonipress/