ARKATANA

Komuna e Gjilanit investimet i bënë vetëm në bazë të prioriteteve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtori për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, Sokol Haziri, me bashkëpunëtor ka bërë inspektimin e rrugëve në fshatin Malishevë, që me kërkesë të banorëve të kësaj pjese është bërë trajtimi me zhavor, i rrugëve të rendit të tretë, rrugë të cilat asnjëherë deri më tani nuk janë trajtuar në asnjë fazë dhe asnjë formë.

Sokol Haziri, ka thënë se janë duke punuar në bazë të prioriteteve, pa dallime partiake, etnike, apo gjeografike.

“Qytetarët e Komunës së Gjilanit kanë nevojë për infrastrukturë, pavarësisht se ku jetojnë, në qytet apo fshat. Jemi duke punuar me dinamikë përherë e më të shtuar. Sot kemi vizituar njërën nga punët që janë duke u bërë në trajtimin e rrugëve të rendit të tretë, ku për gjithë këto vite të kaluara, ne për herë të parë po trajtojmë këtë rrugë me zhavor, ngase deri më tani në këtë pjesë asnjëherë në asnjë form këto dy rrugica nuk janë trajtuar.

Fundamenti

Ndërsa gjatë ditës së nesërme do të trajtohen të gjitha rrugët e rendit të tretë në brezin kufitar, përkatësisht më Muqibabë”, tha ndër të tjerash Haziri.

Ai ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve është duke u punuar edhe në asfaltime të rrugëve sikur që janë në fazën përfundimtare nëpër qytet dhe fshatra, por poashtu është duke u bërë përgatitja e disa të tjerave për asfaltim.

Gjithashtu janë duke u kryer punë edhe sa i përket investimit të kanalizimit dhe ndriçimit publik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.