Uji Dea

Komuna e Gjilanit gati e “paralizuar”, shumë zyrtar të prekur nga COVID 19

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shumë zyrtar komunal janë infektuar nga virusi dhe për pasojë disa drejtori e sektor ose janë mbyllur ose nuk funksionojnë fare.

Komuna e Gjilanit ndodhet në një situatë të palakmueshme meqë shumë zyrtar të saj janë prekur nga COVID 19.

Zyrtarët komunal ende nuk e kanë bërë zyrtare numrin e saktë të të prekurve, por bëhet fjalë për shumë zyrtar komunal të cilët nuk ndodhen në vendet e tyre të punës.

UBT

Madje Lutfi Haziri ka urdhëruar që të mbyllen disa sektorë në mënyrë që të bëhet dezinfektimi i zyreve, kurse zyrtarëve komunal u ka sugjeruar që të qëndrojnë në shtëpi.

Lutfi Haziri ka thënë më herët se virusi ndodhet në institucione dhe nga aty duhet të luftohet./rajonipress/