HW

Komuna e Gjilanit është vënë në mbrojtje permanente të të drejtave të fëmijëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Për të shënuar Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, Organizata “Psikoterapeutët në Veprim” ka mbajtur sot një protestë me nxënësit e shkollave të Gjilanit, si shenjë kundërshtimi dhe luftimi kundër dukurive negative në shoqëri, e veçanërisht për parandalimin e abuzimit ndaj fëmijëve.

Drejtoresha e kësaj organizate, Sevdije Musliu, tha se vazhdimisht dëgjojmë fjalët se ‘fëmijët janë e ardhmja jonë’, por harrojmë faktin se ata janë e tashmja jonë, janë brenga jonë e së tashmes.

“Duke qenë kategoria më e ndjeshme dhe më e pambrojtur e shoqërisë, fëmijët më së shpeshti janë viktimë e llojeve të ndryshme të abuzimit. Rritja e numrit të fëmijëve që janë viktimë e abuzimit është një indikator që prek ndërgjegjen tonë si shoqëri”, ka thënë zonja Musliu.

UBT

Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, ka folur drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi, i cili tha se sot fëmijët e pranishëm po e shprehin përmes pankartave të ndryshme gjithë atë që mund të quhet dhunë e çfarëdo lloj natyre dhe kjo është mënyra më e mirë e informimit të institucioneve përkatëse.

“Qeveria komunale në krye me kryetarin Lutfi Haziri, është vënë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe njëkohësisht ju inkurajon që për çdo formë të abuzimit të paraqiteni para organeve përgjegjëse që janë: Qendra për Punë Sociale –organi i cili ekskluzivisht merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, pastaj Drejtoria e Arsimit, Policia e Kosovës etj. Qeveria komunale punon që ju të rriteni dhe të përjetoni një fëmijëri sa më të lumtur”, ka thënë drejtori Zymberi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.