Eko Higjiena

Komuna e Gjilanit e përgatitur për një fushatë të suksesshme të korrje shirjeve

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në fushatën e sivjetme, do të marrin pjesë rreth 55 autokombajnë nga komuna e Gjilanit, të cilët në kushte normale të punës do të arrijnë të përfundojnë korrjet e mbi 2000 hektarëve të mbjellura me gurë në komunën tonë deri në fund të muajit korrik thotë për rajonipress Nazmi Rapuca drejtor për bujqësi në Gjilan.

Rapuca tha se ka kohë që komuna e Gjilanit, ka formuar Komisionin Komunal për Korrje-shirje. Komisioni ka vizituar të gjithë pronarët e autokombajnave me qëllim të verifikimit nëse ata janë të gatshëm për fillimin e fushatës së korrjeve.

“Në fushatën e sivjetme, do të marrin pjesë rreth 55 autokombajnë nga komuna e Gjilanit, të cilët në kushte normale të punës do të arrijnë të përfundojnë korrjet e mbi 2000 hektarëve të mbjellura me gurë në komunën tonë deri në fund të muajit korrik”.

Eco Higjiena

Ai thotë se para disa ditëve , Ministria e bujqësisë ka informuar drejtoritë komunale për bujqësi, se këtë vit autokombajnerët nuk do të marrin naftën me çmim të subvencionuar, siç ka qenë traditë viteve të kaluara. Gjithashtu Ministria ka rekomanduar çmimin për korrje prej 110 € për një hektar. Javën e ardhshme Komisioni Komunal, për Korrje-shirje do të organizojë një takim informues me kombajnerë ku do të merremi vesh për të gjitha ecuritë e korrje-shirjeve edhe për çmimin e korrjes. Përndryshe, gjendja e grurit këtë vit është shumë e mirë dhe priten rendimente rekorde. Korrjet do të fillojnë javën e parë të muajit korrik” ka sqaruar Rapuca.

Rapuca ka përmendur edhe dëmet e fundit që shkaktoj breshëri në Gjilan. “Ditë më parë një sipërfaqe e vogël e arave të mbjellura me grurë është përfshirë nga breshëri që ka dëmtuar diku 20-30% të rendimentit. Dëme të vogla poashtu janë shkaktuar edhe në disa sipërfaqe të vogla nga shtrirja e grurit që ka ardhur si rezultat i reshjeve të njëpasnjëshme gjatë fundit të muajit maj dhe në fillim të qershorit. Fatmirësisht dëmet nga breshëri dhe shtrirja e grurit, nuk kanë përfshirë më shumë së 5% të sipërfaqeve të mbjellura me grurë në komunën e Gjilanit” tha Rapuca./rajonipress/