Eko Higjiena

Komuna e Gjilanit e para që do të ndërmerr nismën për unifikimin e pronave komunale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ndërkaq sa i përket titullarit të pronave komunale, drejtori i Kadastrës, Sali Fazliu sqaroi se komuna e Gjilanit është e para që e ndërmerre një nismë të tillë unifikimin e titullarit të pronave komunale.

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur sot takimin e radhës, nën kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, ku ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal raportin financiar janar-shtator 2020, propozim-vendimin për formimin e Grupit punues për hartimin e Planit të punës të Kuvendit për vitin 2021, propozim-vendimin për modifikimin e atributeve të titullarit të pronave komunale dhe regjistrimin e tyre me emërtimin ligjor, iniciativën për themelimin e Muzeut Etnografik në Gjilan, propozim-vendimin për emërimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve në KRM “Ecohigjiena” si dhe vendimin për binjakëzimin e Komunës së Gjilanit me Komunën e Kumanovës.

Sa i përket planit të punës së Kuvendit për vitin 2021, kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini u shpreh e bindur se drejtoritë komunale do të jenë bashkëpunuese me grupin e punës në këtë proces, me qëllim të harmonizimit të agjendës së Kuvendit për vitin vijues.
‘Agjenda e punës së Kuvendit është e lidhur ngushtë me planet e punës së drejtorive komunale’, tha Kurteshi-Emini.

Kjo ishte edhe kërkesë e Ibish Ibishit, këshilltar i pavarur si dhe anëtarëve tjerë të Komitetit për Politikë dhe Financa.

Mobi Casa

Ndërkaq sa i përket titullarit të pronave komunale, drejtori i Kadastrës, Sali Fazliu sqaroi se komuna e Gjilanit është e para që e ndërmerre një nismë të tillë unifikimin e titullarit të pronave komunale.

Kurse në lidhje me propozim-vendimin për emërimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve në KRM “Ecohigjiena”, Sadri Arifi nga sekretaria e Kuvendit sqaroi se një anëtar, përkatësisht Meral Sadriu Vokshi është tërhequr nga komisioni për shkak të emërimit në pozitën e drejtorit të Buxhetit dhe Financave dhe ky vend duhet të plotësohet.

Për të gjitha këto pika pritet të zhvillohet debat i gjerë në seancën e Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më 9 nëntor 2020./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.