UBT

Komuna e Gjilanit e para i ka themeluar vendgjuetitë sipas ligjit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nazmi Rapuca nga drejtoria e bujqësisë tha se sivjet vetëm gjashtë komuna të Kosovës kanë të drejtë të hapin sezonin e gjuetisë.

Sipas Nazmi Rapucës sezona e gjuetisë, zyrtarisht, është hapur më 28 tetor , mirëpo për shkak të mos themelimit të vendgjuetive sipas Ligjit mbi Gjuetinë e Kosovës dhe për shkak të mosdhënies së tyre në menaxhim, pjesa dërmuese e komunave të Kosovës, këtë vit nuk kanë mundësi fare të hapin sezonën e gjuetisë thotë Rapuca.

Sipas tij Komuna e Gjilanit është e para që ka themeluar vendgjuetitë në bazë të ligjit për gjueti. “Ne komunën tonë qe dy vite janë themeluar 3 vendgjueti të përbashkëta dhe me procedura ligjore-përmes ankandit, u janë dhënë në menaxhim tri shoqatave ekzistuese.

Secila shoqatë, posedon vendgjuetinë e saj. Në vendgjuetinë qe e menaxhon një shoqatë kanë të drejtë të dalin në gjueti vetëm anëtarët e asaj shoqate (gjuetaret qe e paguajnë anëtarësinë në atë shoqatë)

17shkurt

Rapuca tha se një gjuetar, mund të anëtarësohet në dy e më shumë shoqata.”Deri tani puna e këtyre shoqatave ka shkuar mirë. Probleme kemi me disa anëtarë të shoqatës “Agim Ramadani të cilët me qëllim apo pa të, po tentojnë që të shfrytëzojnë të gjitha vendgjuetitë për gjuajtje edhe pse nuk janë anëtarë të shoqatave që i menaxhojnë ato.
Të gjithë gjuetarët, duhet kuptuar, që nuk mund të shfrytëzojnë vendgjuetitë ku nuk janë anëtarë të shoqatave që i menaxhojnë ato “sqaron Rapuca.

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, do të merr masa ligjore ndaj të gjithë gjuetarëve që zihen duke gjuajtur në vengjuetitë ku nuk janë anëtarë të shoqatës që e menaxhon atë vendgjueti.

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, gjatë kësaj jave, do të organizojë një trajnim me anëtarët e të tri shoqatave, me qëllim të sqarimit të rregullave që parasheh ligji mbi gjuetinë të cilat duhet të respektohen nga të gjithë./rajonipress/