RCCOLA

Komuna e Gjilanit e ka harruar brezin kufitar

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Komuna e Gjilanit vetëm në ëndrra ose në letra mundet me mendue për fshatrat e brezit kufitar. Asnjë zyrtar e pushtetar nuk i ka vizituar fshatrat Bilinicë, Llovcë, Kokaj e Stublinë.

Brezi kufitar për qeverisjen komunale as që ekziston ose mund të ekzistojë vetëm në ëndrrat e tyre. Asnjë projekt i nisur dhe asnjë i realizuar deri më tani nga qeverisja e LVV.

Uji Dea

Në veçanti fshati Bilinicë është fshati që më së pakut është investuar dhe me të drejtë banorët e kësaj ane thonë:”A jemi edhe ne Kosovë”.

Edhe pse gjatë fushatës zgjedhore LVV kishte vizituar aty këtu ndonjë fshat kufitar, pas marrjes së pushtetit është lënë pas dore ky brez kufitar. Njëjtë ndodhë edhe me fshatin Kokaj e Llovcë, ndërsa Stublinën ka dashur ta helmojë me një varrezë të kafshëve projekt ky i kundërligjshëm meqë Komuna s`ka asnjë vendim për ta zhvilluar atë veprimtari./rajonipress/