ARKATANA

Komuna e Gjilanit do të nis ndërtimin e dy shtëpive të para në Sllakoc të Epërm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri me drejtorët e drejtorive komunale, ka vizituar sot dy familjet me gjendje skajshmërisht të rënda sociale në Sllakoc të Epërm, për të cilat Komuna ka prioritet ndërtimin e shtëpive të tyre këtë vit.

“Bëjmë ftesë publike për solidaritet, sepse gjendja sociale e familjeve tona është shumë e rëndë dhe kërkon ndërhyrje urgjente të institucioneve dhe shoqërisë”, ka apeluar kryetari Haziri.

GRANDEMALL

Ai gjatë vizitës në këto familje në fshatin Sllakoc të Epërm, ka vënë si prioritet të Komunës së Gjilanit ndërtimin e këtyre shtëpive në mënyrë që vjeshta e këtij viti këto familje t’i gjejë me kulm mbi kokë.

“Gjendja në të cilën jetojnë këto familje në këtë fshat është shumë e rëndë dhe shqetësuese për institucionet dhe për shoqërinë në përgjithësi, kur kemi parasysh se ka edhe shumë familje të tjera në këtë gjendje. Ne me kapacitetet që kemi nuk mund t’i rregullojmë të gjitha shtëpitë, ngase jemi të kufizuar në aspektin buxhetor. Për këtë bëjmë ftesë publike për solidaritet të shoqërisë në mënyrë që sadopak të ndikojmë në përmirësimin e gjendjes së familjeve tona”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri, gjatë vizitës në familjet e Feriz Imerit (8 anëtarë të familjes) dhe Adem Mumqillës (7 anëtarë të familjes), asnjë i punësuar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.