UBT

Komuna e Gjilanit do të fokusohet në prosperimin dhe qëndrueshmërinë e bizneseve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot biznesin privat të prodhimit të dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini “GAZI”, ku nga afër ka përcjellur gjithë punën që kryhet që nga fillimi e deri në finalizim të një produkti.

“Ndërmarrësit sikur Adem Rashiti, janë heronjë të vërtet në lirinë e Kosovës, sepse përmes punës dhe angazhimit të vazhdueshëm, kanë arritur që të punësojnë një numër të konsiderueshëm të punëtorëve, që janë mbajtës të familjeve të tyre. Sot gjithkush që e krijon një vend të ri të punës është hero, sepse punësimi duhet të marr zgjidhje dhe duke krijuar vende të reja të punës, krijohet perspektivë, shpresë dhe të ardhura për familjet gjilanase. Kjo ndërmarrje tashmë është e dëshmuar në punë dhe prodhim nga plastika dhe alumini. Gjilani është duke shkuar drejtë një zhvillimi gradual, por të sigurt. Ekonomia është bazë e të gjitha proceseve të një vendi, prandaj Komuna e Gjilanit do të jetë mbështetëse e fuqishme për ndërmarrësinë private në të gjitha format dhe në të gjitha fushat”, ka thënë mes tjerash kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Fundamenti

Kurse Adem Rashiti, pronar i ndërmarrjes për prodhimin e dyerve dhe dritareve “GAZI”, ka thënë se tradita e tyre në këtë lëmi është prej më shumë se 20 vjetësh dhe gjithnjë si biznes janë angazhuar për kualitet, efikasitet, besueshmëri me klientët dhe bashkëpunim njëkohësisht, që siç ka deklaruar ai, ka bërë që të kenë një shitjen në gjithë Republikën e Kosovës, por edhe në vendet e regjionit dhe më gjerë.

Ndryshe, ky biznes ka rreth 15 të punësuar të rregullt dhe një numër shumë të madh të bashkëpunëtorëve. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.