Uji Dea

Komuna e Gjilanit dhe Save the Children, mbështesin nxënësit me materiale didaktike, lodra dhe pajisje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Save the Children kanë bërë shpërndarjen e pakove me materiale didaktike, lodra edukative dhe pajisjeve higjienike për fëmijët me nevoja të veçanta në dy shkolla në Gjilan.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka thënë se Save the Children është partner i vazhdueshëm i Gjilanit dhe gjithnjë ka në qendër nxënësit dhe kushtet më të mirë për ta.

ARKATANA

“Sot së bashku me Save the Children ne kemi shpërndarë pakot me material didaktike, lodra dhe pajisje të ndryshme për fëmijë në shkollën “Mulla Idriz Gjilani” dhe “Nazmi Hoxha”. Kjo është mbështetje për arsimin në përgjithësi, për nxënësit dhe mësimdhënësit e posaçërisht në këtë rast kur i gjithë ky donacion është i dedikuar për fëmijët dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar”, ka thënë drejtori Gagica.

Drejtori i Arsimit në këtë ngjarje ka falënderuar edhe kryetari e Komunës, Lutfi Haziri, i cili në ka dhënë mbeshtetjen e vazhdueshme në sektorin e arsimit në përgjithësi e veçanërisht në kapacitete profesionale dhe ngritje të cilësisë në arsim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.