Hidromorava

Komuna e Gjilanit dhe Qeveria investojnë infrastrukturë rrugore në Shillovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Gjilanit, janë duke realizuar projektin për rehabilitimin e rrugëve në fshatin Shillovë e banuar nga komuniteti serb, në një vlerë të kontratës afër 40 mijë euro.

Në këtë inspektim të punimeve ishte nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korqa, drejtori i departamentit të Prokurimit, Sali Kqiku dhe këshilltari Komunal Sergjan Mitroviq.

Nënkryetari Kadriu, ka thënë me këtë rast se në vazhdën e investimeve në infrastrukturë publike në Komunën e Gjilanit sot është duke u bërë inspektimi i punimeve në fshatin Shillovë ku do të asfaltohen rrugë dhe rregullohet edhe sistemi i kanalizimit e ujësjellësit.
“Sot në vazhdën e inspektimit të punimeve jemi në vizitë projektit të rehabilitimit të rrugëve në fshatin Shillovë, ku do të asfaltohen disa rrugët përmes këtij projekti të bashkë-financuar me qeverinë, e që hyjnë edhe intervenimet në kanalizim dhe ujësjellës.

ARKATANA

Vlera e kontratës është mbi 36 mijë euro duke përfshirë asfaltimin, intervenimin në ujësjellës dhe kanalizim në një gjatësi prej rreth 200 metra etj. Poashtu është duke u bërë intervenimi nëntokësor, për të vazhduar pastaj me asfaltim dhe kështu do të vazhdohet edhe në pjesë të tjera të qytetit dhe fshatrave, do të investohet infrastruktura nëntokësore pastaj asfaltimi i rrugëve”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Kadriu poashtu ka thënë se kontributi i komunitetit dhe kërkesat e qytetarëve do të shqyrtohen dhe në bazë të mundësive buxhetore por edhe prioriteteve do të investohet edhe me projekte në terren./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.