UBT

Komuna e Gjilanit dhe organizata Peaceful Change Initiative me memorandum bashkëpunimi për aktivizimin e rinisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshjen e mirëkuptimit për projektin “Fuqizimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë”, me organizatën Peaceful Change Initiative, People in Need, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim që të mbështes të rinjtë në forma të ndryshme në zhvillimin e ideve dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në tregun digjital.

Haziri, ka thënë se me këtë marrëveshje bëhet thirrje për të rinjtë që të aktivizohen, të realizojnë planet e tyre dhe të zhvillojnë idetë në planifikimin e shërbimeve sociale, me pjesëmarrje dhe njëkohësisht edhe aktivizimin lokal të shoqërisë civile.

Mobi Casa

“Falënderoj organizatën Peaceful Change Initiative, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar për bashkëpunimin me nivelin lokal. Janë përzgjedhur 5 Komuna të cilat kanë gjithpërfshirje dhe efikasitet në angazhimet e përbashkëta me shoqërinë civile në përmirësimin e jetës së të gjithë banorëve pa dallim. Projekti është një vjeçar dhe Komuna e Gjilanit do të angazhohet me kapacitetet e saja që të rinjtë dhe shoqëria civile të jenë përfitues nga përvojat e studiuara mirë të organizatës nga Mbretëria e Bashkuar”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Në emër të organizatës përfaqësuesit në këtë takim, kanë konfirmuar bashkëpunimin e plotë dhe gatishmërinë e tyre që përmes ekspertizës së konsorciumit të projektit me shoqërinë civile dhe të rinjtë pa dallime që jetojnë në Komunën e Gjilanit, në veçanti të ndikojnë në zhvillimin e ideve për tregun digjital, shërbimet sociale dhe mbështetjen me përvoja praktike për krijimin e bizneseve të reja, në koordinim të vazhdueshëm me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.