RCCOLA

Komuna e Gjilanit dezinsekton një fermë të dhive në Bresalc

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë dezinsektimin dhe dezinfektimin e fermës së dhive në Bresalc, hapësirave rreth saj dhe në lokacionin ku është bërë deponimi i plehrave.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka thënë se kjo ka ardhur pas ankesave të banorëve të fshatit për prani të pleshtave dhe në bazë të rekomandimit të Institutit Rajonal të Shëndetit Publik.

Eco Higjiena

Xhemaili ka pohuar se Komuna kujdeset në vazhdimësi për shëndetin e qytetarëve të saj, në të gjitha format./rajonipress/