Fundamenti

Komuna e Gjilanit bënë dezinsektimin e objekteve me banim social në lagjen “Arbëria”

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka bërë dezinsektimin e objekteve me banim social në lagjen “Arbëria”. Dezinsektimi është bërë nga operatori ekonomik “Fauna” me urdhëresë të DSHMS-s.

Dezinsektimi është bërë me qëllim të eliminimit të insekteve rrëshqitëse si furrtare pastaj mushkonja, milingona etj.

Kujdes i veçantë i është kushtuar vendeve ku përgatitet ushqimi, kuzhina, korridoret e hapësirat rreth objekteve.

KKVITI

Preparatet që janë përdorur janë të atestuara dhe të lejuara për përdorim në hapësirat e brendshme janë johelmuese për njerëzit si dhe nuk dëmtojnë ambientin.

Dezinsektimi i këtyre objekteve dhe hapësirave brenda objektit është bërë me qëllim të ruajtjes se shëndetit te këtyre banorëve si dhe parandalimit të sëmundjeve ngjitëse.

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se në ditët vijuese do të fillohet edhe me dezinsektimin hapësinorë në tërë territorin e Komunës./rajonipress/