ARKATANA

Komuna e Gjilanit apelon qytetarët ta kursejnë ujin e pijshëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit dhe Kompania Regjionale e Ujit “Hidromorava”, kanë bërë thirrje te të gjithë qytetarët të cilët furnizohen me ujë të pijes nga sistemi i ujësjellësit që të shfrytëzojnë me shumë kujdes ujin e pijshëm, sepse niveli i ujit në pendën e Përlepnicës është në rënie të vazhdueshme shkaku i mungesës së reshjeve në këtë fazë.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka apeluar te të gjithë qytetarët që me shumë kujdes ta shfrytëzojnë ujin e pijshëm sepse siç ka thënë ai pas takimit me drejtorin, Muhamet Suliqi dhe kryeshefin Mumin Morina, ka rënie të mëdha të nivelit të ujit dhe duhet një mobilizim i përbashkët në shfrytëzim të kontrolluar të ujit.

“Apelohet te të gjithë qytetarët e Gjilanit që të shfrytëzojnë me shumë kujdes ujin e pijshëm, sepse në të kundërtën keqpërdorimi përpos që është vepër e cila do të sanksionohet, ka edhe anën tjetër negative që e detyron furnizimin me reduktime të ashpra. Duhet bashkërisht të jemi në gjithë këtë proces për tejkalimin e gjendjes deri në kthimin në normalitet”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

ARKATANA

Ndërsa, drejtori i KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi, ka thënë se ka rënie të nivelit të ujit dhe furnizimi është duke u bërë me një kontroll të vazhdueshme në mënyrë që qytetarët të furnizohen me ujë dhe njëkohësisht të jenë edhe bashkëpunues në këtë proces.

“Duhet të kemi mbështetjen e gjerë qytetare për furnizimin e rregullt me ujë të pijes. Apelojmë për shfrytëzim racional të ujit nga të gjithë qytetarët, sepse pastrimi i veturave, trotuareve etj, është dytësor në raport me furnizimin me ujë të pijshëm për konsumator”, tha drejtori Suliqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.