Komuna e Gjilanit apelon qytetarët që të paguajnë tatimin në pronë
Gjilan – Komuna e Gjilanit informon tatimpaguesit se tashmë ka nisur shpërndarja e faturave të tatimit në pronë.
Komuna u bënë apel qytetarëve që t’i kryejnë obligimet që kanë ndaj Komunës, ngase ato do t’i kthehen atyre me projekte si në asfaltimin e rrugëve, ndërtimit të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit, ndërtimin e shkollave, ambulancave, fushave sportive etj.
Ky proces do të zgjas deri 31 mars 2015, ndërsa afati për parashtrimin e ankesave është 30 prill 2015./rajonipress/


