Eko Higjiena

Komuna e gatshme të heq shpenzimet e varrimit për qytetarët e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – E dimë se shumica e komunave në Kosovë e kanë aprovuar një rregullore të tillë dhe edhe ne jemi të përkushtuar që këtë çështje ta shtyjmë përpara dhe në ndonjërën nga seancat e ardhshme të marrim vendim në Kuvendin Komunal ka thënë Fatmir Matoshi.

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, Eshref Cakolli, kryetar dhe Milaim Behluli sekretar i BI në Kamenicë.

Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të komunës dhe Bashkësisë Islame në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Uji Dea

Ndër temat e diskutuara në takim ishte mundësia e futjes në buxhetin komunal të heqjes së shpenzimit të varrimeve nga ana e komunës që do të nënkuptoj që komuna të paguaj për të gjitha shpenzimet e varrimit për qytetarët e Kamenicës. “E dimë se shumica e komunave në Kosovë e kanë aprovuar një rregullore të tillë dhe edhe ne jemi të përkushtuar që këtë çështje ta shtyjmë përpara dhe në ndonjërën nga seancat e ardhshme të marrim vendim në Kuvendin Komunal. Po ashtu po i shohim mundësitë që të realizojmë një projekt për mirëmbajtjen e varrezave në territorin e Kamenicës dhe këtë çështje e kemi diskutuar dhe është edhe në prioritetet e kryetarit të komunës” tha nënkryetari Matoshi.

Edhe Eshref Cakolli ka thënë se BI do të ishte shumë mirënjohëse në rast të rregullimit të kësaj çështje ndërsa ka informuar edhe për aktivitetet e fundit të Bashkësisë Islame. “Kemi premtime shumë serioze për ndërtimin e objektit të Bashkësisë Islame dhe ndërtimin e Xhamisë në Strezoc. Kam kërkuar projekte nga të gjithë Imamët e Kamenicës të cilat do t`i dërgojmë në BI në Prishtinë. Xhamia në Berivojcë është në ndërtim e sipër dhe punët në këtë objekt po shkojnë sipas planit” ka thënë Cakolli.

Në një takim të shkurtër udhëheqësit e Bashkësisë Islame uruan për detyrën e re edhe kryetarin e Komunës Begzad Sinani me të cilin poashtu u dakorduan për bashkëpunimin e mëtejmë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.