UBT

Komuna e Bujanocit, ndihmon revistën “Jehona”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Revista e pavarur për informim, kulturë dhe politikë “Jehona”, e vetmja e këtij lloji në hapësirat e Luginës së Preshevës, falënderon Këshillin Komunal të Bujanocit, e cila nga buxheti i saj ka ndarë mjete për funksionimin e këtij mediumi të shkruar.

Revista “Jehona”, përcjell nga afër zhvillimet politike, ekonomike, kulturore, arsimore etj. në Komunën e Buajnocit, të cilat i prezanton në faqet e saj dhe websajtin www.jehonapress.com.

“Jehona”, krahas përcjelljes dhe publicitetit të veprimtarive të institucioneve komunale, drejtorateve publike, shkollave etj, ajo ne faqet e saj u jep hapësirë edhe aktiviteteve të shoqërisë civile, mediumeve, sportit etj.

KKVITI

“Jehona”, dikur gëzonte një prestigj jo vetëm në Luginë të Preshevës, por edhe në Kosovë, Maqedoni e diasporë. Ishte e vetmja revistë shqip, e cila botohej në Shkup e Prishtinë dhe shpërndahej gjithë andej viseve shqiptare.

“Jehona”, është revistë e pavarur, pa ngjyrime politike, me karakter informativ dhe merret me trajtimin e çështjeve politike, shoqërore dhe kulturore si dhe ka politikë të pavarur redaktuese.

“Jehona” edhe njëherë, falënderon Komunën e Bujanocit e cila duhet të merret si shembull edhe nga Presheva dhe Medvegja, ngase me ndihmën financiare të këtij mediumi të shkruar, ndihmohet informimi shqip në këtë rajon, njofton redaksia e revistës “Jehona”, Nexhmedin Saqipi, kryeredaktor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.