Komuna e Bujanocit miratoi propozimin për përdorimin e 200 mijë eurove donacion nga Kosova
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Këshilli Komunal e ka miratuar propozimin për përdorimin e mjeteve në vlerë prej 200 mijë euro, donacion nga Republika e Kosovës.
Kamberi ka njoftuar edhe se si do të ndahen këto mjete për nevojat e qytetarëve në këtë komunë.
Kamberi mes tjerash e ka falënderuar Kosovën e kryeministrin në detyrë Albin Kurtin për donacionin.
Ministria e Financave dhe Transfereve e Kosovës ditë më parë, ka realizuar pagesën prej 500 mijë eurove të dedikuara për komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, mjete këto të ndara nga Qeveria e Kosovës.
Ministria ka bërë të ditur se 200 mijë euro janë ndarë për komunën e Preshevës, 200 mijë euro për komunën e Bujanocit dhe 100 mijë euro për komunën e Medvegjës.
Sipas këtij vendimi të Qeverisë, mjetet janë ndarë me qëllim të përballimit të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.
Më poshtë e gjeni të plotë publikimin e Shaip Kamberit në Facebook:
Këshilli Komunal i Komunës së Bujanocit, sapo miratoi propozimin për përdorimin e mjeteve në vlerë prej 200.000 euro, donacion nga Republika e Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet këtij donacioni, Komunës së Bujanocit dhe banorëve të sajë i ka mundësuar:
• Blerjen e një autoambulance të përgaditur me të gjitha paisjet e nevojshme për transportimin sa më të sigurt të pacientëve të sëmurë. (6 milion dinarë).
• Subvencionimin e bujqëve (5.5 milion dinarë).

• Subvencionimin e bizneseve të vogla të cilët nuk kanë mundur të kryejnë veprimtaritë e tyre përshkak të masave kundrejt COVID19 (5.4 milion dinarë).
• Ofrimin e ndihmës financiare për fëmijët me nevoja të veçanta (1.2 milion dinarë) .
• Pako ushqimore për familjet në nevojë (1 milion dinarë).
• Përkrahje financiare për KKSH ?? (2 milion dinarë).
• Subvencion për mediat që kanë përcjellur dhe kontribuar në luftën kundër COVID19 (1 milion dinarë).
• Përkrahje financiare për Imamët e Xhamive të Komunës së Bujanocit (600 mij dinarë).
• Mjete për blerjen e paisjeve medicionale, spirometër për dispanzerin e mushkërive, termometër në distancë, oksimetër dhe paisje tjera për nevojat e COVID Ambulancës dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët (600 mij dinarë).
Faleminderit Kosovë ??????.
Faleminderit Albin.