Eko Higjiena

Komuna e Bujanocit aktivizohet në realizim të projekteve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Komuna e Bujanocit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ka shtuar kujdesin ndaj disa problemeve që banorët ballafaqohen në jetën e përditshme, shkruan Titulli.com.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të kësaj komune thuhet se po vendosen kontajnere të ri në qytetin e Bujanocit dhe po shtohet numri i tyre me qëllim të rritjes së kapaciteteve ekzistuese.

Në nëntor të vitit 2019 Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të Kosovës, Fatmir Matoshi ka dorëzuar s komunës së Bujanocit donacionin prej 350 kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave.

Eco Higjiena

Gjithashtu, kryetari i komunës nënshkroi kontratën për rregullimin e rrugës Muhoc – Breznicë.

“Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi , nënshkroi kontratën për rregullimin e rrugës Muhoc – Breznicë në mënyrë që banorëve të kësaj pjese t’i sigurohet qarkullim i lirë e pa pengesa. Banorët e Malësisë, pas ndalesës së përdorimit të kufinit me Kosovën po përballen me vështirësi të shumta”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komuna e Bujanocit përmes këtij investimi ka vlerësuar se rregullimi i rrugës do të mundësojë edhe qarkullimin e automjeteve që do të përkujdesen për pajisjen me barna, mjekë nga Bujanoci dhe nevojat e tjera përgjatë kësaj gjendje/Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.