FITORJA

Komuna e Artanës ndihmon 108 fermerë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në kuadër të projektit “Subvencionimi i fermerëve me pajisje (mekanizëm) bujqësor”, në Komunën e Novobërdës është bërë të enjten nënshkrimi i kontratave me 108 fermerë vendor.

Në kuadër të projektit :“Subvencionimi i fermerëve me pajisje (mekanizëm) bujqësor, 108 fermerë kanë bërë nënshkrimin e kontratave për përfitimin e pajisjeve bujqësore të cilat do të jenë lehtësim për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në komunën e Novobërdës.

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, tha se sektori i bujqësisë është një sektor shumë i rëndësishëm për komunën. “Është e rëndësishme që po ndërmerren hapa drejt ringjalljes së sektorit të bujqësisë, përmes subvencioneve të cilat po ndahen nga Ministria po edhe nga komuna, e të cilat janë të mirëseardhura për të gjithë qytetarët, marrë për bazë situatën ekzistuese në është e dukshme që ka filluar të ri-ngjallët ky sektor. Natyrisht që nuk është në nivelin e duhur, aty ku duhet të jetë, por shpresojmë që së shpejti me hapat të cilët po ndërmerren nga komuna sektori i bujqësisë do ta arrijë nivelin e kënaqshëm” ka thënë Ymeri.

Bajrush Ymeri gjithashtu tha se faktin se komuna e Novobërdës është komunë rurale dhe nevojat për sektorin e bujqësisë janë jashtëzakonisht të mëdha , prandaj do të vazhdohet me subvencione të tilla deri sa të arrihet në nivelin e kënaqshëm për të gjithë.

Uji Dea

Vlera e ndarë për këtë vit sipas tij është 70 mijë euro , përmes së cilës 108 fermerë do të përfitojnë makineri bujqësore, e cila do të jetë në shërbim të tuajin.

Projekti është duke u implementuar në partneritet me fermerët pasi që kontributi i juaj është 30 % dhe unë uroj të gjithë përfituesit dhe uroj që këto makineri të ju shërbej për punë. Komuna e Novobërdë, tani e tutje sektorin e bujqësisë do ta ketë si prioritet, pasi qe sektori i bujqësisë është një prej shtyllave të zhvillimit ekonomik të komunës .

Ndërsa Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Goran Maksimoviq i uroi fermerët përfitues për këto mjete bujqësore, duke theksuar se si drejtori jemi munduar që ta bëjnë një vlerësim në mënyrë korrekte që të gjithë të përzgjedhurit të jenë ata të cilët i kanë plotësuar kriteret.

Komuna e Novobërdës çdo here mundohet që t`i subvencionojë fermerët e saj në mënyrë që puna e tyre të lehtësohet sa më shumë ka thënë ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.