UBT

Komuna e Artanës me raport pozitiv nga Auditori Gjeneral

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në mbledhjen e Kuvendit Komunal është diskutuar mbi Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Novobërdës për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2012.Bajrush Ymeri dhe Gani Mustafa e kanë vlerësuar pozitivisht raportin e auditorit dhe kanë thënë se do të bëjnë përpjekje që rekomandimet e dhëna të plotësohen.

Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është debatuar për raportin e auditimit gjeneral për vitin që e lamë pas(2012), ku drejtori i Buxhetit dhe Financave Gani Mustafa tha se me datë 25.06.2013 kemi pranuar Raportin e Auditorit të jashtëm, nga zyra e auditorit të përgjithshëm për vitin fiskal 2012.

“Në bazë të këtij raporti jemi në një gjendje më të mirë pasi që Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) për pasqyrat vjetore financiare të viti 2012, ka dhënë opinion të pa kualifikuar, me theks të veçantë që ende nuk kemi arritur t`i përmbushim dy vërejtje nga gjithsejtë katër të vitit të kaluar”.

Mustafa theksoj se nga momenti i pranimit të këtij raporti i njëjti është diskutuar në 4 takime si në këshill të drejtorëve dhe në disa takime të tjera. “Si rezultat i këtyre takimeve është hartuar edhe plani i veprimit për realizimin apo përmbushjen e të gjitha vërejtjeve në të ardhmen” tha Mustafa.

ARKATANA

Sipas tij theks i veçantë është çështja e mungesës së filialës së Bankës për çka drejtori shprehi brengosje të madhe për plotësimin e këtij kriteri , ndërsa do të punohet në këtë drejtim që edhe kjo çështje të përmbushet me kohë.

Ndërsa Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri theksoi se ne u kemi ofruar gjitha kushtet auditorëve që kanë kërkuar për ta zhvilluar punën e tyre gjatë auditimit dhe kanë qenë të lirë që të kërkojnë dokumentacione të cilat i kanë pasur në planin e tyre për auditim.

“Në krahasim me vitet e kaluara ky raport është edhe më i mirë që do të thotë jemi “të pa kualifikuar theks” dhe jemi në mesin e disa komunave që janë vlerësuar. Ne i kemi analizuar të gjitha rekomandimet e dhëna në raport, dhe në ditët në vijim do të vazhdojmë që të ndërmarrim hapat dhe aktivitetet e nevojshme për realizimin , plotësimin e rekomandimeve të dhëna në mënyrë që rekomandimet që janë dhënë nga zyra e auditorit të përgjithshëm të implementohen në tërësi dhe shpresojmë shumë se për vitin 2013 do të kemi një përformancë edhe më të mirë se këtë vit” ka thënë Ymeri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.