UBT

Komuna e Alban Hysenit “zemërgjerë”, angazhon avokat nga Prishtina, injoron 120 avokat gjilanas

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka injoruar 120 avokat gjilanas ndërsa ka angazhuar një kompani shoqëri e avokatëve nga Prishtina për shërbime të avokatisë dhe përfaqësimit ligjor.

Avokatët gjilanas ndihen të indinjuar me Komunën e Gjilanit e cila ka angazhuar një kompani të avokatëve nga Prishtina ndërsa ka injoruar mbi 120 avokat gjilanas.

Shumë avokat kanë reaguar në email adresën e rajonipress duke kundërshtuar këtë mënyrë të përzgjedhjes së përfaqësimit ligjor.

Mobi Casa

“OE Rexhepi Zeqiri Zejna, L.L.C” është kompania fituese e tenderit nga Prishtina e cila do të përkujdeset për përfaqësim ligjor dhe shërbime të avokatisë.

“Gjilani gjithmonë i ka nderuar të huajt dhe i ka injoruar kuadrot e veta, turp për Alban Hysenin” ka shkruar njëri nga avokatët gjilanas.

Ndërsa burimet tona brenda zyrës së prokurimit thanë se në tender është kanë e përcaktuar që duhet të përzgjidhet një kompania ose shoqëri e avokatëve, kurse avokatët tanë kanë konkurruar individualisht dhe nuk i kane plotësuar dosjet e tenderit u shpreh ky burim./rajonipress/