ARKATANA

Komuna dhe IKC kanë shpërndarë mekanizëm për mbjelljen e fidanëve të lakrës dhe specave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – 18 fermerë vitias të cilët merren me kultivimin e lakrës dhe specit kanë përfituar sot mekanizëm për mbjelljen e fidanëve të tilla. Kjo u bë e mundur falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Organizatën IKC.

Në pranim dorëzimin e këtyre mekanizmave i pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori Ekzekutiv i Organizatës IKC, Ekrem Bajrami si dhe Arlinda Sahiti, Drejtoresh për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti.

Sipas Granit Abdylit, Zyrtar komunal në Viti gjithsej janë shpërndarë 4 mekanizma të tilla ku përfitues janë 3 grupe të fermerëve dhe një individ, ndërkaq shfrytëzues të saj do të jenë 18 fermer vitias.

Uji Dea

Haliti potencoi se falë bashkëpunimit të mirë të kësaj komune me IKC-në serish fermerët e vitias janë përfitues të ndihmave konkrete. “Fermerët vitias vazhdimisht kanë përfituar nga bashkëpunimi i mirë i komunës me IKC-në, tani konkretisht kanë përfituar kultivuesit e lakrës dhe specave. Për këtë bashkëpunim të mirë dua të falënderoj organizatën IKC dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre. Ky bashkëpunim i ndërsjellët do të vazhdoj edhe në të ardhmen pasi që është në interes të zhvillimit të bujqësisë në komunën tonë”, u shpreh Haliti.

Kreu i komunës potencoi para fermerëve si ata do të rris buxhetin në sektorin e bujqësisë si dhe edhe në të ardhmen fermerët e kësaj komune do të përkrahen me mekanizëm të ndryshëm bujqësor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.