FIDANISHTJA

Komuna dhe Hidromorava ndajnë pako ushqimore për 55 familje skamnore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Kompania Regjionale e Ujit “Hidromorava”, kanë bërë sot shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, për të qenë edhe ata pjesë e festave të ndërrimit të motive.

Kryetari Haziri ka thënë se familjet që banojnë në këto objekte të banimit social, do të trajtohen edhe në të ardhmen në forma të ndryshme, që sofra e tyre dhe mirëqenia të jetë më e mirë.
“Sot, së bashku me ne është edhe KRU “Hidromorava”, për të qenë sa më afër me këto familje në ditë festash. Komuna vazhdimisht sjellë këtu pako ushqimore për këto familje dhe shumë të tjera gjithandej në qytet dhe fshatra, mirëpo këto janë pako për festën e ndërrimit të motmoteve. Sofra e këtyre familjeve është e mbushur, ne po përkujdesemi për banimin e tyre, si gjithmonë do të ndajmë edhe bursa për shkollim dhe do të jemi bashkë në të gjitha rastet”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Lutfi Haziri.

ARKATANA

E nga ana e tij drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, ka thënë se në emër të kompanisë po bëjnë sot shpërndarjen e pakove ushqimore dhe njëkohësisht siç ka thënë ai kanë bërë edhe shpërndarje të dhuratave për fëmijët të cilët janë në me kushte të vështira dhe me zhvillim të kufizuar të aftësive të tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.