Komuna dhe “Eco- Higjiena” mbjellin lule për ditën e tokës në Viti

Viti – Komuna e Vitisë me mbjelljen e luleve të rrethi pranë Xhamisë së Qytetit dhe Kishës Katolike në Viti ka bërë përmbylljen e aksionit të pastrimit, aksion ky që ka filluar me 1 prill. Me këtë rast në këtë rast në mbjelljen e luleve përpos zyrtarëve komunal kanë marrë pjesë përfaqësues të policisë, mjekëve, nxënëseve, qytetarë, punëtorë të “Eco-Higjienës”, por edhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa të cilët kishin ndërprerë punën e këtij komiteti për të ju bashkangjitur këtij aksioni.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halti duke ju uruar qytetarëve vitias “Ditën e Planetit Tokë” tha se gjatë këtij aksioni për pastrimin e komunës sonë kanë marrë pjesë shumë qytetarë për të cilët ai shtoi se është mirënjohës. “Sot po e përmbyllim këtë aksion të mrekullueshëm, që kemi me 1 prill, aksioni i sotëm është për nder të ditës së tokës, ndërkaq në të ardhmen do të bëjmë përzgjedhjen e fshatit më të bukur, kopshtin më të bukur si dhe shkollën më të pastër si dhe do të vazhdojmë edhe aksione të tjera për një Viti më të pastër ” u shpreh Haliti.
Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, Dionis Ukaj tha se ky aksion është zhvilluar në shumicën e lokaliteteve të kësaj komune. “Aksioni 22 ditor i pastrimit është zhvilluar në mbi 90% e lokaliteteve, nuk ja kemi arritur t`i pastrojmë të tërat për shkak të kohës dhe të reshurave të borës” tha Ukaj./rajonipress/