ARKATANA

Komuna dhe DEMOS bashkë – financojnë projekte për ndërtimin e trotuareve dhe ndriçimin publik

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot një memorandum të mirëkuptimit me projektin DEMOS për bashkë-financimin dhe zbatimin e projektit për ndërtimin e trotuareve dhe ndriçimin publik në Viti.

Vlera e tërësishme e këtij projekti do të jetë mbi 83 mijë euro ndërkaq 70 % të vlerës do të financohet nga ky projekt ndërsa pjesa e mbetur do ta financohet nga vetë komuna e Vitisë si përfituese e këtij grandi.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas nënshkrimit të këtij memorandumi të mirëkuptimit me projektin DEMOS theksoi se ky memorandum është në interesin e qytetarëve vitias duke i falënderuar për memorandumin e arritur projektin DEMOS, por në veçanti edhe qeverinë e Zvicrës e cila është financuese e projektit në fjalë . “Me të vërtetë memorandumet e tilla si kjo e ditës së sotme janë në interes të gjithë qytetarëve tanë dhe për këtë dua të falënderoj projektin tuaj dhe shtetin helvetik që po mbështesin komunën tonë. Unë ju zotohem se Komuna të cilën unë e drejtoj do të kryej të gjitha obligimet që dalin nga ky dokument i nënshkruar” u shpreh Haliti.

United Hospital

Ndërkaq në emër të projektit DEMOS, ka folur Ermira Salihu. Përndryshe me këtë memorandum të mirëkuptimit me projektin DEMOS parashihet bashkë-financimi dhe zbatimi i projektit për ndërtimin e trotuareve dhe ndriçimin publik në Viti.

Vlera e tërësishme e këtij projekti do të jetë mbi 83 mijë euro ndërkaq 70 % të vlerës do të financohet nga ky projekt ndërsa pjesën tjetër do ta financoj vetë komuna e Vitisë si përfituese e këtij grandi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.