Fundamenti

Komuna bënë zgjidhjen emergjente për lagjen Kacabaç në Pogragjë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, ka bërë zgjidhjen emergjente për banorët e lagjes së Kacabaçëve të fshatit Pogragjë, banorët e së cilës ishin të izoluar për shkak të dëmtimit të urës mbi këtë lum.

Me këtë rast drejtori i kësaj drejtorie Sokol Haziri, me bashkëpunëtorët e tij kanë dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër se çfarë zgjidhje e shpejtë mund t’u ofrohet banorëve të kësaj lagjeje, duke bërë një zgjidhje të përkohshme për banorët.

UBT

“Kjo urë ka qenë edhe më herët e dëmtuar për shkak të degradimit që ka ndodhur prej kohës në këtë urë dhe pas reshjeve të shiut, tashmë së fundmi kjo urë është bërë e pakalueshme për të gjithë qytetarët dhe automjetet. Ne po e bëjmë zgjidhjen e problemit me një urë improvizuese, që do të mundësoj qarkullimin e qytetarëve me pjesën tjetër të fshatit”, tha drejtori Haziri.

Ai ka potencuar se kjo zgjidhje do të mbetet vetëm deri në kohën sa të bëhet ndërtimi i urës që do të nis pasi të përmirësohen kushtet klimatike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.