Eko Higjiena

Komuna avancon procesin për Hartën Zonale Komunale, fokus zhvillimi i qëndrueshëm dhe infrastruktura

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbajtur punëtorinë e radhës në kuadër të procesit për hartimin e Hartës Zonale Komunale (HZK), duke vazhduar angazhimet për një planifikim më efikas dhe zhvillim të qëndrueshëm të komunës.

Takimi u organizua më 12 maj 2026 në sallën e Bibliotekës së qytetit, ku morën pjesë shumica e anëtarëve të Ekipit Komunal të Planifikimit (EKP) dhe Ekipit Këshillues të Komunitetit (EKK).

Gjatë punëtorisë u rishikuan kushtet zhvillimore për të gjitha zonat e përcaktuara, me theks të veçantë në përshtatjen e tyre me karakteristikat dhe nevojat socio-ekonomike të komunës. Diskutimet u përqendruan në krijimin e politikave më funksionale të planifikimit hapësinor, të cilat do të mundësojnë zhvillim më të balancuar urban dhe rural.

Mobi Casa

Pjesëmarrësit potencuan rëndësinë e koordinimit më të mirë ndërinstitucional, veçanërisht ndërmjet Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe ndërmarrjeve publike, në mënyrë që prioritet t’u jepet projekteve infrastrukturore në zonat me potencial më të madh zhvillimor.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe lehtësimit të kushteve zhvillimore në zonën urbane, duke u konsideruar si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më funksional për investime, urbanizim modern dhe përmirësim të cilësisë së jetesës për qytetarët.

Procesi i hartimit të Hartës Zonale Komunale pritet të luajë rol kyç në orientimin e zhvillimit të ardhshëm ekonomik, urban dhe infrastrukturor të komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.