Komuna asnjë reagim për mungesën e ndriçimit publik, e drejtë kjo elementare e qytetarit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ka disa ditë që lagjet më të mëdha të qytetit nuk kanë ndriçim publik duke vazhduar errësira dhe koha e mesjetës. Komuna është përgjegjëse për ndriçimin publik dhe është e pafalshme që qeverisja komunale heshtë përballë kësaj situate shumë të pakëndshme për qytetarin. Për çka është kryetari dhe stafi i tij, ky problem është zgjidhur për 15 vite rresh dhe kurrë telashe nuk janë manifestuar, kurse tani Gjilani po duket sikurse Kandahari.

Epiteti i Gjilanit Evropian ka ra në pikën zero. Pa ndriçim publik Gjilani duket i mjerë, një pamje e zymtë ku dominojnë hajnat dhe qentë endacak.

Por ky realitet aspak nuk po e brengos udhëheqjen komunale, e cila fatkeqësisht po pret që KEDS-i që vet e ka ndal ndriçimin publik t`ia kryej punët. Ndriçimi publik është përgjegjësi e komunës, por KEDS e ka ndërprerë në lagjet më të mëdha të qytetit.

Mobi Casa

Qytetarët janë të revoltuar dhe të lodhur nga këto eksperimente të KEDS-it.

Burhani një 45 vjeçar thotë se ndriçimi publik i jep pamje krejt tjetër Gjilanit. “Nëse del në Dardani e sheh një atmosferë morti, qytetarët kanë frik të dalin natën për shkak se mbretëron terri dhe hajnat i takon kudo, kurse qentë endacak i ke gjithkund të pranishëm” shprehet Burhani.

Azeminja me profesion mësuese thotë se po i jep stres kjo gjendje dhe kjo pamje e Gjilanit.”Janë shtuar frika e pasiguria sepse askush natën nuk guxon ta lërë shtëpinë vetëm nga hajnat dhe nuk guxojmë të dalim e të shëtisim me fëmijët shkaku i qenve endacak. Se di këta zyrtarët komunal për çka paguhen dhe pse nuk intervenojnë me kohë” shprehet ajo./rajonipress/